CR7 flet për dhuratën e Krishtlindjeve, Messin, Neymarin, PSG-në dhe çelësin e suksesit
Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e madh prestigjioz individual, Topin e Artë për vitin 2017.
Sulmuesi i Real Madridit ka fituar për herë të pestë Topin e Artë, duke barazuar rekordin e rivalit të tij, yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Pas fjalëve të para pas marrjes së çmimit të madh individual, ku Ronaldo falënderoi bashkëlojtarët, portugezi i pyet për një sërë çështje tjera.
Ndër to ishte dhurata e Krishtlindjeve, e ardhmja te PSG dhe rivalët e tij, Messi dhe Neymar, ku për të gjitha dha përgjigje interesante.
Dhurata e Krishtlindjeve? Një fëmijë tjetër … jo, kjo është një shaka, ne tani gëzojmë katër sosh. Unë dua shtatë Topa të Artë dhe shtatë fëmijë” .
Messi? Shpresoj që të luaj në këtë nivel për disa vite të tjera. Shpresoj se beteja me Messin të vazhdoj. Ndihem mirë këtë sezon dhe do të shohim atë që do të fitojmë në fund të vitit”.
Neymar? Ai ka shumë talent, shumë potencial, dhe unë jam i sigurt se ai do të ketë disa mundësi për të fituar Topin e Artë në të ardhmen”.
PSG? Unë jam i lumtur në Madrid, dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, do të doja të përfundoja karrierën time në Madrid, nëse është e mundur”.
Çelësi i suksesit?: Mos e humbni motivimin, kjo është e gjitha. Mbappe ka potencial të pabesueshëm dhe varet se si ai vazhdon, ashtu si Neymar, edhe ai mund të fitojë Topin e Artë”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251