LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)

Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)

Revista e njohur francez France Football ka zbuluar edhe pesë emra finalistë që ishin në garë për Topin e Artë 2017, me yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo që ka fituar çmimin prestigjioz për këtë vit, duke barazuar kështu rekordin e Lionel Messit me pesë të tillë.

Ceremonia zyrtare për ndarjen e çmimit të madh individual Topi i Artë, i cili dhurohet nga revista franceze France Football  ka përfunduar me ndarjen e çmimit kryesor.


Topi i Artë për vitin 2017 këtë vit ishte një ceremoni më të veçantë, e cila u mbajt nën objektin ikonë të qytetit të Parisit, Kullën e Eifelit.

France Football fillon zbulimin e emrave për Topin e Artë, dalin 10 emrat e parë që largohen nga gara (Foto)
Lexo po ashtu France Football fillon zbulimin e emrave për Topin e Artë, dalin 10 emrat e parë që largohen nga gara (Foto)

Revista France Football ka përmbyllur zbulimin e emrave që ishin në listë për garën e fitimit të Topit të Artë.

Pas zbulimit të 25 emrave të parë të eliminuar nga gara që zinin pozitat nga 30-6, tani numrit i janë shtuar edhe pesë emra finalistë.

Publikohen edhe 10 emra tjerë të eliminuar për Topin e Artë, nga pozita 20-11 (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen edhe 10 emra tjerë të eliminuar për Topin e Artë, nga pozita 20-11 (Foto)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është zgjedhur si fitues i çmimit të madh prestigjioz që e ndan revista franceze France Football, Topi i Artë.

Kështu, sulmuesi i Los Blancos ka barazuar rivalin e tij më të madh, Lionel Messin, me pesë Topa të Artë.

Zbulohen edhe pesë emra tjerë të eliminuar nga gara për Topin e Artë, mësohen pozitat nga 6-10 (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohen edhe pesë emra tjerë të eliminuar nga gara për Topin e Artë, mësohen pozitat nga 6-10 (Foto)

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka përfunduar i dyti në këtë garë, ndërsa në vendin e tretë ka përfunduar ylli i Paris Saint-Germain, braziliani Neymar.

Pozita e katërt i ka takuar ikonës italiane të Juventusit, Gianluigi Buffon, ndërsa lista e finalistëve është mbyllur me Luka Modricin në vendin e pestë. /Telegrafi/

5.Luka Modric

4.Gianluigi Buffon

3.Neymar

2.Lionel Messi

1.Cristiano Ronaldo

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori