Më në fund Philippe Coutinho është prezantuar si lojtar i Barcelonës.

Braziliani fillimisht bëri vizitat mjekësore, nënshkroi kontratën, doli në konferencën për media së bashku me presidentin Josep Bartomeu dhe në fund u prezantua para tifozëve në Camp Nou.


DTBIqAPW4AA9nsr - Foto: Barcelona twitter

"Dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë. Jam shumë i lumtur, një ëndërr e bërë realitet. Shpresoj t'i plotësoj të gjitha pritshmëritë", tha Coutinho në konferencën për media.

"Kishte klube tjera të interesuara për atë, po Coutinho ishte i vendosur se dëshironte të luante për Barcelonën nën urdhrat e Valverdes", ka thënë Bartomeu.

Coutinho prezantimi1 (Getty Images)

Vlen të theksohet se Coutinho u transferua nga Liverpooli për 160 milionë euro dhe nënshkroi kontratë për pesë vite e gjysmë.

Klauzola e vendosur nga Barça është 400 milionë euro, e dhjeta më e madhja në futboll.

Coutinho familja (Getty Images)

Coutinho në 152 ndeshje me Reds në Ligën Premier ka shënuar 41 gola dhe ka dhuruar 35 asistime. /Telegrafi/

Coutinho presidneti t (Getty Images)

Coutinho fjalimi (Getty Images)

telegrafi sport app