LAJMI I FUNDIT:

Coutinho kompleton testet mjekësore, në pritje të lejes së punës dhe të mërkurën i bashkohet Aston Villas

Coutinho kompleton testet mjekësore, në pritje të lejes së punës dhe të mërkurën i bashkohet Aston Villas
(Foto: Instagram/phil.coutinho)

Philippe Coutinho i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore te Aston Villa dhe do të jetë i gatshëm të luajë kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e Ligës Premier të shtunën.

Braziliani aktualisht ndodhet në Francë për rregullimin e dokumentacionit për leje pune dhe të mërkurën pritet t’i bashkohet skuadrës dhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore.


Kujtojmë që Coutinho ka arritur marrëveshje huazimi nga Barcelona, ndërsa klubi anglez e ka opsionin e blerjes për 33 milionë funte (39.5 milionë euro) në fund të sezonit.

Trajneri Steven Gerrard ka thënë se lojtari është në prag të finalizimit të dokumenteve të emigracionit dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit.

Zbulohen detajet e kontartës së Coutinhos te Aston Villa - klauzolë e çuditshme
Lexo po ashtu Zbulohen detajet e kontartës së Coutinhos te Aston Villa - klauzolë e çuditshme

Edhe në një njoftim në faqen zyrtare të Aston Villas thuhet se lojtari tashmë i ka kompletuar testet mjekësore. Ai mungoi në ndeshjen e Kupës FA kundër Djajve të Kuq, por pritet të luajë në takimin e fundjavës në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori