LAJMI I FUNDIT:

Conte i zhgënjyer dhe irrituar me eliminimin e Interit nga Liga e Kampionëve: Dhamë gjithçka dhe dominuam, por patëm mungesë fati

Conte i zhgënjyer dhe irrituar me eliminimin e Interit nga Liga e Kampionëve: Dhamë gjithçka dhe dominuam, por patëm mungesë fati

Antonio Conte nuk fajësoi lojtarët dhe as veten në eliminimin e turpshëm të Interit nga Liga e Kampionëve pas barazimit në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk, por mendon se patën mungesë fati gjithë sezonin.

Nerazzurrët do të ishin kualifikuar në raundin e 16-të nëse do të kishte mundur Shakhtarin në Giuseppe Meazza, por ata morën një barazim 0-0 dhe është hera e parë që ata kanë përfunduar në fund të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve.


Conte u irritua dukshëm kur u intervistua nga Sky Sport Italia pas ndeshjes dhe menjëherë u përplas gazetarëve të cilët pyetën nëse kishte një mungesë vendosmërie për të bërë një ndeshje fituese.

“Ju mund të keni mendimin tuaj, unë e respektoj atë. Nuk jam dakord, sepse mendoj se ekipi dha gjithçka që kishte, bëri gjithçka që duhej. Është e pabesueshme që në dy ndeshje që kemi dominuar kundër Shakhtar, nuk kemi shënuar një gol të vetëm”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

Interi barazon në shtëpi me Shakhtarin dhe mbyll grupin në vendin e fundit
Lexo po ashtu Interi barazon në shtëpi me Shakhtarin dhe mbyll grupin në vendin e fundit

“Nuk jam dakord që na ka munguar vendosmëria fare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka sonte, kështu që absolutisht nuk jam dakord”.

“Ne duhet të vlerësojmë gjithçka me kokë të ftohtë, jo pas një eliminimi si ky. Ekziston një keqardhje dhe zhgënjim i madh, por unë absolutisht nuk e ndiej se po na mungonte vendosmëria, përqendrimi ose agresioni”.

“Na mungoi një gol dhe gjatë gjithë sezonit së Ligës së Kampionëve, nuk kemi qenë me fat me gjyqtarët dhe VAR-in. Nëse ktheheni dhe shikoni të gjitha situatat që nuk janë parë ose vlerësuar, atëherë..”.

“Duke thënë këtë, ka zhgënjim sepse kemi pasur mundësi, por nëse nuk shënon gola, nuk fiton”.

Një ekspert i Sky sikurse Fabio Capello tha se nuk ishte vendosmëria, dëshira për të fituar me çdo kusht, por Conte vetëm nuk u pajtua.

“Unë nuk kam asnjë përgjigje për këtë”.

“Zëvendësimet? Unë futa Alexis Sanchez në 20 minutat e fundit për të ndryshuar lojën.  Nuk do të ishim të ekuilibruar me tre sulmues. Në mesfushë, ata ishin lojtarët që kisha”.

“Ishte Alexis ose Eriksen për Gagliardinin, por unë preferova të shtoja një sulmues tjetër dhe të shkoja për fitore. Kur pashë që Lautaro u ‘avullua’, futa Eriksenin”.

Inter 0-0 Shakhtar, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Inter 0-0 Shakhtar, notat e lojtarëve

Kur Conte u pyet se si ndodhi që Inter barazoi 0-0 me Shakhtarin si në shtëpi ashtu edhe jashtë kur ata mundën këtë skuadër 5-0 në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës vetëm në gusht, gjendja e tij e humorit u bë akoma më e thartë.

“Shakhtar erdhi këtu dhe transformoi taktikat e tyre kundër nesh në mënyrë që të na neutralizonte. Ata humbën 5-0, prandaj edhe ndryshuan. Mendoni para se të bëni pyetje!”.

Capello pyeti a keni në të vërtetë një ‘Plan B’ kur gjërat nuk funksionojnë, duke parë që Shakhtar ndryshoi për t’u përballur me të?

“Ne kemi një Plan B, por unë nuk do të flas për të këtu, përndryshe kjo do të jetë një katastrofë totale dhe kjo do të neutralizohet gjithashtu”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori