LAJMI I FUNDIT:

Conte flet për ndeshjen me Juventusin dhe kampionatin e fituar: Nuk kam pritur të dominojmë kështu, çdo ndeshje vlen tri pikë

Conte flet për ndeshjen me Juventusin dhe kampionatin e fituar: Nuk kam pritur të dominojmë kështu, çdo ndeshje vlen tri pikë

Antonio Conte ka vlerësuar sezonin e Interit me notë të lartë, pasi është kurorëzuar me titullin e kampionit.

Në një intervistë për Inter Chanell para ndeshjes me Juventusit, trajneri i zikaltërve theksoi se ky ka qenë një kampionat i ekuilibruar me përjashtim të Interit që ka qenë më mirë.


Conte shtoi se fitimi i titullit ka qenë një arritje e madhe për Interin pasi ka thyer dominimin e Juventusit pas nëntë vitesh.

“Gjatë një sezoni ka ndeshje që të vendosin përballë më të fortëve dhe të tregojnë se në çfarë niveli je”.

“Të fitosh kundër skuadrës që ka dominuar Serie A për nëntë vite radhazi, do të thotë shumë në aspektin e vetëvlerësimit dhe vetëdijes në potencialin tonë”.

“Ky është shkaku pse fitimi i titullit ka qenë shumë i rëndësishëm për ne. Jemi treguar shumë të aftë, kemi vijuar rrugëtimin tonë me fitore. Sinqerisht që nuk e prisja të dominonim kështu siç kemi bërë, mendoja se gara për titullin do të ishte më e ekuilibruar”.

“Sigurisht që ekuilibri ekziston, por brenda skuadrës time. Kemi realizuar diçka të papritur, sidomos për mënyrën se si ia dolëm të triumfojmë”.

“Shkalla e vështirësisë shtohet kur ndeshesh me skuadra si Juventusi, Milani, Napoli dhe Atalanta. Gjithsesi, kampionati fitohet në 38 ndeshje, të gjitha kanë të njëjtën vlerë. Në këtë kampionat ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, të gjithë kanë merita”, ka thënë Conte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori