Antonio Conte ka thënë se ata kanë zhvilluar një ndeshje të mirë edhe pse humbën 2-1, por nuk mund të krahasohen ende me Juventusin.

Nerazzurët fituan gjashtë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, por ecurisë së tyre të mirë u dha fund Zonja e Vjetër që i mposhti sonte në Giuseppe Meazz me golat e shënuara nga Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

“Mendoj se ne e paguajtëm çmimin në momentin që Sensi u lëndua dhe e humbën rrugën tonë. Ne nuk e filluam pjesën e dytë mirë, por ishte një lojë e balancuar ndaj një skuadre që mund të shënojë në çdo moment”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

Inter vs Juventus (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Juventusi e mori golin dhe na tregoi të gjithëve për artilerinë që e posedon në sulm. Nuk mund të ankohem për lojtarët, por që kam thënë gjithmonë, ne duhet të punojmë që të arrijmë nivelin e Juventusit dhe fitojmë më shumë eksperiencë”.

Juventusi i shkakton humbjen e parë Interit dhe i merr kreun e tabelës në Serie A Juventusi i shkakton humbjen e parë Interit dhe i merr kreun e tabelës në Serie A

“Ne duhet të zhvillohemi më shumë si skuadër dhe të krijojmë më shumë mundësi për gol edhe pse sonte ato nuk munguan, por eksperienca dhe klubi i madh e bën dallimin”, ka shtuar më tej trajneri i zi e kaltërve.

Interi aktualisht është në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa në xhiron e nëntë takohet me Sassuolon. /Telegrafi/