Kleviol Ahmeti, reperi dhe tiktokeri i njohur si "Cllevio" është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për të dëshmuar në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Dy javë më parë ishte Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur me emrin “Noizy”, që dëshmoi në procesin ndaj 9 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, raporton A2 CNN.


Rajku tregoi mbi shpërthimin e një sasie tritoli në një biznes në pronësi të tij në Durrës, në qershor 2022, nga i cili u shkaktuan dëme materiale.

Siç është raportuar edhe më herët, lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të objektit dhe ishte aktivizuar me fitil përcjellës.

Në javën e parë të muajit maj, reperi i Rigels Rajku (Noizy) ishte paraqitur gjithashtu në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit.