LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes më 4 dhe 5 dhjetor me filmat Encanto dhe Clifford and the Big Red Dog – ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete për fëmijë

Cineplexx organizon eventin Dita e Familjes më 4 dhe 5 dhjetor me filmat Encanto dhe Clifford and the  Big Red Dog – ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete për fëmijë

Këtë vikend, më 4 dhe 5 dhjetor, me dy filma të ndryshëm Cineplexx ju mirëpret me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme.

Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin e animuar nga Disney, “Encanto”, si dhe me filmin familjar “Clifford and the Big Red Dog” do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete.


Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, për dy ditë me rradhë, duke filluar nga ora 11:00.

Filmi “Encanto” flet për një vajzë të re kolumbiane e cila duhet të përballet me zhgënjimin e të qenit e vetmja anëtare e familjes së saj pa fuqi magjike. Ndërsa, filmi familjar “Clifford and the Big Red Dog”, flet për një vajzë të re, dashuria e së cilës për një qenush të vogël të quajtur Clifford e bën qenin të rritet në një madhësi gjigante.

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Guess Kosovo

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Mango Kosovo

2x maska LOL Surprise dhe 1 palë vathë nga Oliver Weber

3x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga  Lindex Kosova

3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga  Okaidi Kosovo

3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga  Sportina Kosovo

3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga  Chaussea Kosovo

6x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland Kosova

Facepainting

Eventi i njejtë për këtë film të animuar do të mbahet edhe në kinemanë në Prizren, ku do të ndahen 5 kupona falas nga Area 52 Trampoline Park, SUPER 7 dhe PlayLand Kosovo, që gjenden në Galeria Shopping Mall, si dhe do të ketë aktivitete të Facepainting.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Magazina
Kalo në kategori