LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx feston 5 vjetorin e hapjes në Kosovë – më 12 dhjetor të gjitha biletat 2,00 €!

Cineplexx feston 5 vjetorin e hapjes në Kosovë – më 12 dhjetor të gjitha biletat 2,00 €!

Më 12 dhjetor, Cineplexx feston ditëlindjen e 5-të, meqë rast do të ketë një super-ofertë, ku të gjitha biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, do të jenë vetëm 2,00 Euro.

Eventi do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ndërsa kinemaja do të punojë nga ora 10:30 deri në ora 22:00. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri dhe më të shikuar në Cineplexx si: Zgjoi, House of Gucci, Eternals, Ghostbusters: Afterlife, Resident Evil: Welcome to Raccoon City, por edhe premierat e fundit, sikur West Side Story, filmi i fundit nga regjisori Steven Spielberg që pritet të jetë një nga filmat më të nxehtë gjatë sezonës së çmimeve Oskar, të gjithë këta me super çmim prej vetëm 2,00€.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite të veçantë:

Zgjoi

Filmi përcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

House of Gucci

Duke përfshirë tre dekada dashurie, tradhtie, dekadence, hakmarrjeje dhe në fund të fundit vrasje, ne shohim se çfarë do të thotë një emër, çfarë ia vlen dhe sa larg do të shkojë një familje për kontroll.

Encanto

Një vajzë e re kolumbiane duhet të përballet me zhgënjimin e të qenit e vetmja anëtare e familjes së saj pa fuqi magjike.

Clifford the Big Red Dog

Dashuria e një vajzës të re për një qenush të vogël të quajtur Clifford e bën qenin të rritet në një madhësi gjigante.

Queenpins

Një grup amvisesh krijojnë një mashtrim kuponash në vlerë prej 40 milionë dollarësh.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS, nga ku mund t’i shikoni ulëset online, ti përzgjedhni ato dhe më pas ti paguni direkt me kartelë.

Më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori