Ajo është një ndër këngëtaret më atraktive dhe të bukura shqiptare.

Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën, e cila ka kohë që s’ka sjell ndonjë projekt muzikor, megjithatë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave.

Ajo bëri bujë të madhe dhe u komentua shumë kur publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e mbuluar me një shami.

View this post on Instagram

Para pak ditesh u takova me nje njeri te madh te besimit islam ☪ dhe biseda per Allahun erdhi natyrshem. Ai me tha “Allahu na ka dhen 12 muaj per te jetuar dhe shijuar si duam ne (flas per ne jo muslima 5 vaktesh te denje) pse ti me tha 1 muaj mos t'ja dedikosh Allahut nga kto 12 muaj vetem 1 muaj,Allahu me tha te ka dhen 24 ore per te bere ç'te duash gjate dites nga kto 24 ore ca te kushton 1 ore tja dedikosh Atij duke falur 5 vakte te cilat zgjasin te 5 sa 1 ore bashke,🤔? Edhe pse kam qe 13 vjec ne kete fe dhe besim dhe e ndjej me zemer cdo gje fillova te mendohem dhe thashe me vete pse jo ? Çfare me kushton? Asgje. S'me kushton asgje te rri nje muaj pa ngrene rregullisht, s'me kushton asgje te mos rri ne kafe. Ne koke me kaloi mendimi i cigares , thashe bobo cigarja 😰dhe doja te justifikohesha brenda vetes me justifikimin standart te puneve te shumta si çdo vit tjeter. Thoja qe he do bej nje klip kete muaj s'kam kohe ta mbaj tere muajin. Jo nuk ka lezet ketej te agjeroj ketej te iki neper koncerte ne darke. Gjeja mijra arsye dhe gjithmone çdo vit mbaja vetem 10 diteshin e fundit. Por kte here esht ndryshe ta mendosh ZOTI na jep kaq te mira dhe me ka bekuar me kaq gjera te mira ne jete ndaj s'me kushton asgje as mua as juve aty ne insta qe po e lexoni qe nje muaj t'ja dedikojme Allahut ashtu siç na takon. Une personalisht po e shijoj si real muslim women po e zbatoj sipas rregullave islame kete muaj te Madherishem dhe shijuar me shume kenaqesi pa dale dhe shume jashte vetes time spontanitetit apo lirshmerise sepse feja ismale esht e bukur me besoni per ato vajza qe po e lexojn dhe jan me dy mendje duan por kane hall jo kete jo ate, duke justifikuar veten nuk na kushton asgje nje muaj ne vite apo 1 ore ne dite per te qene falenderues ndaj Allahut dhe per te fituar kenaqesin e Tij.Muaj te mbare te gjitheve besimtareve dhe atyre jo besimtare Allahu ja u pranofte Allahu ju drejtofte ,nje muaj plot energji pozitive lutje dhe te qeshura ju uroj 🙏🏽☝🏻❤🕋

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on May 6, 2019 at 11:43am PDT

Tashmë zeshkania ka ndarë me ndjekësit një këshillë islame duke treguar se si mund ta siguroni parajsën në botën e përtejme.

“Ku është xheneti? Nën këmbët e nënës”, ka shkruar ajo mbi një imazh ku shihet një vajzë duke kryer obligimet fetare.

Çiljeta tregon se si e bindi një mysliman të agjërojë për Ramazan Çiljeta tregon se si e bindi një mysliman të agjërojë për Ramazan

Ndryshe, Çili pritet që gjatë verës të vjen me një këngë të re dhe do të mbajë disa koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi/