LAJMI I FUNDIT:

Cila është e ardhmja e Elseid Hysajt, flet agjenti i tij

Cila është e ardhmja e Elseid Hysajt, flet agjenti i tij

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, nuk do të largohet nga skuadra e Napolit gjatë kësaj vere.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i Hysajt për mediumet italiane. Mario Giuffredi ka deklaruar se Hysaj gjatë javës së ardhshme do të rinovojë kontratën me Napolin deri në vitin 2021.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Hysaj të mërkurën do ta rinovojë kontratën dhe nuk do të largohet nga Napoli. Ai do të luajë te Napoli edhe edicionin e ardhshëm, por në vitin 2017 sigurisht se do të largohet për shkak se ka shumë oferta”, ka thënë Guiffredi.


Hysaj vitin e shkuar u transferua te Napoli nga Empoli për pesë milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2020.

Gjatë kësaj vere, interesim për 22-vjeçarin kanë treguar Arsenali e Bayern Munichu.