LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi ia prishë festën Mehës me një supergol në minutën e fundit (Video)

Cikalleshi ia prishë festën Mehës me një supergol në minutën e fundit (Video)

Superliga Turke ofroi një derbi shqiptarësh sot, pasi Alban Meha e Sokol Cikalleshi u përballën sot në fushën e blertë.

Meha e nisi nga minuta e parë me Konjasporin që shënoi që në minutën e 6-të golin e avantazhit që mbeti në fuqi deri në minutën e 89-të.


Ishtë pikërisht Sokol Cikalleshi ai që i prish festën Mehës e Konjasporit që priste të festonte fitoren që do e mbante në vendin e tretë më 9 pikë diferencë nga Bashakshehiri.

Cikalleshi hyri në fushën e lojës në minutën e 62-të dhe një minutë para përfundimit të kohës së rregullt shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje jashtë zone, transmeton Sportal.al.

Barazimi mban ende të tretin, te shkëputur, Konjasporin, por Bashakshehiri merr një pikë të artë në garën për vendin e katërt, që vlen kualifikimin në Europa League.

Ndërkohë edhe Loret Sadiku ka luajtur për 90 minuta me Mersinin duke barazuar 0 – 0 me Gaziantepsporin në shtëpi e mbetur në zonën e ftohtë.

Supergol i Cikalleshit në minutën e fundit të takimit. Ai ia siguroi një pikë ekipit të tij Basaksehir te Konyaspori.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016