LAJMI I FUNDIT:

Chow Yun-fat, aktori i popullarizuar aziatik e dhuron pasurinë për bamirësi

Chow Yun-fat, aktori i popullarizuar aziatik e dhuron pasurinë për bamirësi
Chow Yun-Fat (Foto: Junko Kimura/Getty Images/Guliver)

Një prej yjeve më të mëdha aziatike me karrierë ndërkombëtare, Chow Yun-fat, ka njoftuar se pasurinë e tij po e dhuron për bamirësi.

Është fjala për një pasuri në vlerë prej 619 milionë eurosh, ndërsa 63-vjeçari konsideron se të kesh shumë para nuk do të thotë të jesh i lumtur.


Chow Yun-fat dhe gruaja e tij, Jasmine (Foto: Victor Fraile/Getty Images/Guliver)

Gjëja më e rëndësishme në jetë nuk ka të bëjë me atë se sa para mund të fitosh, por sa mund ta mbash të qetë gjendjen mendore dhe ta jetosh jetën në mënyrë të thjeshtë dhe të relaksuar – janë fjalët e aktorit, i cili ëndërron të jetë person normal dhe i zakonshëm.

“Paratë, në fakt, nuk më përkasin mua, unë vetëm i menaxhoj ato përkohësisht”, u ka thënë Yun-fat gazetarëve gjatë promovimit të filmit “Project Gutenberg”.

Aktori edhe ashtu bën jetë shumë modeste dhe shpenzon vetëm afro 87 euro në muaj. Rrobat i blen me lirim, shfrytëzon transportin publik, ndërsa nuk shkon në restorante të shtrenjta, por ushqimin e blen në kabinat në rrugë.

Chow Yun-Fat, Johnny Depp dhe Orlando Bloom (Foto: Getty Images/Guliver)

Vlen të përmendet se ka pak kohë prej se ka blerë telefon të mençur dhe këtë e ka bërë vetëm pasi Nokia që e kishte blerë para 17 vitesh kishte ndalur së punuari.

Chow Yun-fat u bë i popullarizuar me filmat aksion të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta. Gjatë karrierës së bujshme ka luajtur në mbi 80 filma dhe 24 seriale televizive.

Tri herë e ka fituar çmimin e Hong Kongut për aktorin më të mirë, ndërsa është fitues i dyfishtë i Kalit të Artë në Tajvan për aktorin më të mirë.

Në Azi është ka luajtur në filmat e suksesshëm, si “A Better Tomorrow”, “The Killer” e “Hard Boiled”, ndërsa në perëndim është bërë i famshëm me filmat, si “Crouching Tiger”, “Hidden Dragon” e “Pirates of the Caribbean: At World’s End”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori