LAJMI I FUNDIT:

Armët, plumbat, ballafaqimi, xhirimi i ngadalësuar e pëllumbat – disa nga shenjat dalluese në filmat e John Woo

Armët, plumbat, ballafaqimi, xhirimi i ngadalësuar e pëllumbat – disa nga shenjat dalluese në filmat e John Woo

Secili regjisor ka stilin e vet në realizimin e filmave, ndërsa në këtë aspekt nuk bën përjashtim as John Woo. Madje shumë kritikë thonë se filmat e tij janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin për shkak të disa “shenjave dalluese” që i përfshin në filmat e tij.

Mirëpo, ajo që bën filmbërësi i njohur mirëpritet nga fansat e filmave të tij dhe ata presin pikërisht përfshirjen e këtyre elementeve dalluese në çdo film që drejtohet nga 71-vjeçari.


(Foto: Getty Images)

John Woo është një regjisor, skenarist dhe producent kinez nga Hong Kongu, i cili është pronar i kompanisë së filmit, Lion Rock Productions.

Ai konsiderohet si një nga filmbërësit me ndikim të madh në zhanrin aksion, i njohur për sekuencat mjaft aktive kaotike, duelet meksikane, si edhe për përdorimin e shpeshtë të xhirimit të ngadalësuar.


‘Dueli meksikan’ është një ballafaqim ndërmjet dy ose më shumë palëve, ku nuk ekziston ndonjë strategji që ia mundëson ndonjërës nga palët që të arrijë fitore. Si rezultat i kësaj, të gjitha palët duhet ta mbajnë tensionin, i cili mbetet i pazgjidhur derisa ndonjë ngjarje anësore e bën të mundur që të ndodhë zgjidhja.


Ai i ka realizuar disa prej filmave më të suksesshëm të zhanrit aksion në Hong Kong, në mesin e të cilëve janë “A Better Tomorrow” (1986), “The Killer” (1989), “Hard Boiled” (1992) e “Red Cliff” (2008/2009).

Ndërkaq, filmat hollivudianë që mbajnë firmën e tij, ndër më të suksesshmit, janë “Hard Target” (1993) me Jean-Claude van Damme në rolin kryesor, “Broken Arrow” (1996) ku luajnë John Travolta dhe Christian Slater, trilleri fantastiko-shkencor “Face/Off” (1997), me John Travolta dhe Nicolas Cage si protagonistë, si edhe “Mission: Impossible 2” (2000) nga seria filmike me Tom Cruise në rolin kryesor.

Thuajse në të gjithë filmat e tij, vërehet dora e John Woo. Disa prej shenjave dalluese të regjisorit të filmave aksion, Telegrafi jua sjell më poshtë:

Përdorimi i dy armëve nga protagonisti kryesor

Që nga filmi “A Better Tomorrow”, thuajse secili protagonist në filmat e John Woo ka gjuajtur me dy armë. “Më duhet një protagonist që i vret dhjetë njerëz në një dhomë, prandaj e kam bërë që të mbajë dy armë”, është shpjegimi i regjisorit.

Ndërkohë, kjo shenjë dalluese e krijuar nga ai, për vitet të tëra është përshtatur edhe filmat e regjisorëve të tjerë. Përmendim “Desperado” dhe “The Matrix” që e kanë huazuar .

Plumba që fluturojnë dhe trupa që rrëzohen

Dashamirët e filmave të John Woo gjithmonë presin të ketë shumë plumba dhe trupa që bien. Para se këtë gjë ta bënin në Hollywood, në filmat si “Reservoir Dogs” e “The Matrix”, regjisori kinez e ka bërë shumë më herët. E gjitha nisi nga filmi i vitit 1983, “Heroes Shed No Tears”, ndërsa kulmoi me “A Better Tomorrow”.

Xhirimi i ngadalësuar

Është një nga më të pëlqyerit e regjisorit. Ai preferon që gjatë aksioneve interesante, lëvizjeve apo rrëzimeve ta bëjë këtë në xhirim të ngadalësuar.

Pëllumbat

Nëse stolitë janë ato që i duan femrat, John Woo padyshim se i pëlqen pëllumbat. Dashuria e tij për pëllumbat u bë më e dukshme në filmat hollivudianë, pasi në shumë raste pëllumbat e bardhë janë prezencë simbolike në filmat e tij.

Dueli ballë për ballë

Protagonisti kryesor dhe karakteri negativ vendosen përballë dhe ia drejtojnë armët njëri-tjetrit, ndërkohë që shkëmbejnë disa fjalë. Kjo i mundëson filmbërësit që të përfshijë edhe humorin e zi në filmat e tij.

Moda: Kostume, pallto të gjata dhe syze

Karekterët në filmat e tij kanë po ashtu ndikim edhe në fushën e modës. Ata zakonisht vishen me kostume, ndërkohë që palltot e gjata dhe syzet me stil janë pjesë e filmave të Woo.

Shpinë për shpinë

Ndodh që heroi dhe karakteri negativ takohen shpinë për shpinë dhe pastaj shkëmbejnë fjalë dhe përballen me njëri tjetrin. Skena të tilla janë parë edhe në filmat hollivudianë, “Hard Target” dhe “Face/Off”.

Pasqyra

John Woo pëlqen t’i shfrytëzojë reflektimet e pasqyrës në sekuencat e filmave të tij. Në radhë të parë e paralajmëron heroin e filmit për rrezikun që e pret, si dhe është një mënyrë për ta sulmuar kundërshtarin.

Në videot e mëposhtme janë përmbledhjet e disa prej shenjave dalluese, të cilat John Woo i përdor thuajse në secilin film. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori