Cher ndezi thashethemet për një romancë të re të mërkurën kur ajo u pa dorë për dore me ish-të dashurin e Amber Rose, Alexander “AE” Edwards.
Këngëtarja e “Believe”, 76 vjeçe, u fotografua me reperin 36 vjeç, teksa hynin në Craig’s në West Hollywood.
Në një moment, AE është parë duke i puthur dorën Cherit në mënyrë delikate teksa ishin në një makinë.
Foto: Backgrid
Ikona e muzikës kishte veshur një ansambël tërësisht të zi, i përbërë nga pantallona të gjera, triko me rripa, një pallto të gjatë dhe çizme.
Ajo mbante në dorën e saj të lirë një çantë shpine me tegel të zezë vezëlluese, ndërkaq që dora tjetër fiksohej në takimin e saj.
Foto: Backgrid
AE duket se e kishte koordinuar veshjen me atë të Cherit, ndërkohë që u shfaq elegant me një këmishë lëkure të zezë me kopsa dhe pantallona që përputheshin me pamjen në tërësi.
Foto: Getty Images
Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me Rose, me të cilën ka djalin trevjeçar të quajtur, Slash.
Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen 39-vjeçare me disa femra.
Foto: Backgrid
Cher, nga ana e saj, ishte e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979.
Ajo ka djemtë: Chaz, 53-vjeç dhe Elijah, 46-vjeç. /Telegrafi/
Foto: Getty Images