LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i vendos çmimin e largimit Kai Havertzit

Chelsea i vendos çmimin e largimit Kai Havertzit

Kai Havertz pritet të jetë njëri nga futbollistët e parë që do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi gjerman është një nga futbollistët në të cilin trajneri i ri Mauricio Pochettino nuk llogarit për sezonin e ardhshëm.


23-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2020 për 80 milionë euro, por ai nuk i ka arritur pritshmëritë në Londër.

Nga Kane te Osimhen dhe Havertz – 13 emrat që Real Madridi po monitoron për sulm
Lexo po ashtu Nga Kane te Osimhen dhe Havertz – 13 emrat që Real Madridi po monitoron për sulm

Mauricio Pochettino nuk e pëlqen atë dhe drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm ta shesin në verë për t’i mbushur arkat e klubit.

The Sun ka raportuar se Chelsea është e gatshme ta lejoj largimin e lojtarit për shumën e 60 milionë eurove.

Havertz: Disa nga shokët e mi më quajnë Gomar
Lexo po ashtu Havertz: Disa nga shokët e mi më quajnë Gomar

Interesim për Havertz kanë shprehur dy klubet gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, me kampionin në fuqi të Gjermanisë që shihet favorit për t’i fituar shërbimet e tij.

Havertz këtë edicion ka zhvilluar 47 ndeshje me Chelsean ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër./Telegrafi/