eksperti-banner

U deshën tetë ndeshje dhe 75 minuta të ndeshjes së nëntë, që Lionel Messi të shënoj ndaj Chelseat.

Edhe një fushë e sunduar nga ai me  një gol të bukur, por që erdhi nga gabimi i londinezëve.


Tani Lionel Messit i mbeten edhe 11 skuadra me të cilat është përballur por nuk ka arritur t’u shënojë.

Dy janë Italiane me Interi dhe Udinesen, katër spanjolle, Cadis, Murcia, Girona dhe Xerez.

GettyImages 98739651 Lionel Messi kundër Interit . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Në Angli është Liverpooli, në Portugali është Benfica, në Rusi është Rubin Kazan dhe Al Sadd i Katarit.

Një detaj interesant është se Lionel Messi i ka shënuar Milanit 12 gola në karrierë, ndërsa Interit asnjë edhe pse është përballur me ta.

Por për hir të vërtet përveç sezonin 2009-2010, kur Interit fitoi gjithçka, në vitet pasardhës, klubi italian as që është dukur në nivelet e larta evropiane.

GettyImages 73508237 Lionel Messi kundër Liverpioolit. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Messi nga kjo listë mund ta largojë edhe Liverpoolin, pasi mund të ketë një përballje të mundshme në çerekfinale, kjo nëse kalon Barcelona, pasi Liverpooli vetëm e ka siguruar./Telegrafi/

telegrafi sport app