LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po punon për transferimin e Martialit si zëvendësues të Hazardit

Chelsea po punon për transferimin e Martialit si zëvendësues të Hazardit
Eden Hazard - Anthony Martial (Getty Images)

Ylli i Manchester Unitedit, Anthony Martial ka përfunduar në radarin e Chelseat.

Chelsea para disa ditësh ka shkarkuar nga detyra trajnerin Antonio Conte dhe ka zëvendësuar atë me Maurizio Sarrin e Napolit.


Me ardhjen e Sarrit tani drejtuesit e klubit janë hedhur në tregun e transferimeve për t’i sjell përforcime trajnerit të ri.

Unitedi ua tregon çmimin e Martialit skuadrave të interesuara
Lexo po ashtu Unitedi ua tregon çmimin e Martialit skuadrave të interesuara

Me Eden Hazardin që dëshiron të largohet nga klubi për t’u bashkuar me Real Madridin, Blutë janë në kërkim të një zëvendësimi.

Martial shihet si zëvendësues i Hazardit (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Times, Chelsea po punon për një marrëveshje nënshkrimi me Anthony Martial nga Manchester United.

Klubi londinez janë të etur për të nënshkruar me Martial, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi i tij aktual.

Martial drejt largimit nga Unitedi, Bayerni favorit për transferimin e francezit
Lexo po ashtu Martial drejt largimit nga Unitedi, Bayerni favorit për transferimin e francezit

Vlera e yllit te Unitedit mendohet të jetë 100 milionë euro, por Chelsea besojnë se mund ta sigurojnë atë për një çmim më të lirë.

Edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich, gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit francez. /Telegrafi/