LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po punon për përforcimin e mbrojtjes në janar, tre lojtarë në listën e dëshirave

Chelsea po punon për përforcimin e mbrojtjes në janar, tre lojtarë në listën e dëshirave

Klubi anglez, Chelsea thuhet se është duke punuar për tre objektiva transferimi për repartin e mbrojtjes përpara hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Andreas Christensen, Antonio Rudiger, Cesar Azpilicueta dhe Thiago Silva janë në mesin e lojtarëve që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni, me bisedimet mbi zgjatjen e qëndrimit të tyre në klub që nuk po arrihet ndonjë marrëveshje.


Me mbrojtësin e krahut të majtë, Ben Chilwell, që tani është i vendosur të mungojë për një periudhë të gjatë pas dëmtimit në gju, Chelsea po kërkon aktivisht për përforcime në mbrojtje.

Silva gati për rinovimin e kontratës, por jo edhe Rudiger
Lexo po ashtu Silva gati për rinovimin e kontratës, por jo edhe Rudiger

Sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit londinez dhe trajneri Thomas Tuchel kanë zgjedhur tre emra në krye të listës së tyre të dëshirave të transferimit.

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde është i pari dhe ai e ka bërë të qartë se është i etur për të ringjallur lëvizjen e tij te Chelsea pas dështimit verën e fundit, por do të duhej një ofertë e madhe për të siguruar marrëveshjen në janar.

Tuchel i kërkon Chelseat të provojë përsëri transferimin e Koundes
Lexo po ashtu Tuchel i kërkon Chelseat të provojë përsëri transferimin e Koundes

Lucas Digne i Evertonit është gjithashtu në listën e të kërkuarve dhe ka një ndjenjë se ai mund të jetë një nënshkrim që mund të përfundojë në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Sergino Dest i Barcelonës është një tjetër lojtar që i intereson serish Chelseat dhe ai është një lojtar që mund të nënshkruhet muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori