LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përgatit shitjen e Kovacicit, dy gjigantët evropianë të interesuar

Chelsea përgatit shitjen e Kovacicit, dy gjigantët evropianë të interesuar

Chelsea është gati të shesë mesfushorin kroat, Mateo Kovacic, në afatin kalimtar të verës dhe Bayern Munich e Manchester City duan shërbimet e tij.

Mesfushori kroat thuhet se është bërë tepricë ndaj kërkesave në klubin e Stamford Bridge dhe tani drejtuesit duan të largojnë disa lojtarë.


Me Blutë që investojnë shumë në lojtarë si Enzo Fernandez dhe duke parë përforcimet e mundshme të verës, Kovacic mund të lëvizë për të hapur rrugën.

Lista me 12 lojtarët e Chelseat që do të largohen në verë
Lexo po ashtu Lista me 12 lojtarët e Chelseat që do të largohen në verë

Sipas faqes football.london, 29-vjeçari vlerësohet rreth 30 milionë euro, por mund të shkojë për një çmim edhe më të ulët për klubet që e duan.

Kovacic ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, me Blutë të etur për të fituar para nga ai në vend që ta humbin atë falas brenda një viti.

City kërkon transferimin e Kovacic, kroati shihet si zëvendësues i Gundogan
Lexo po ashtu City kërkon transferimin e Kovacic, kroati shihet si zëvendësues i Gundogan

Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është në Bayern dhe është i etur për t’u ribashkuar me Kovacic.

Megjithatë, interesim ka shprehur edhe Pep Guardiola me Cityn e tij, pasi Ilkay Gundogan pritet të largohet si lojtar i lirë këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori