LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i ka dhënë ultimatum Interit dhe Lukakut

Chelsea i ka dhënë ultimatum Interit dhe Lukakut

Chelsea i ka thënë Romelu Lukakut që të mos mbërrijë në stërvitjet parasezonale ndërkohë që negociatat me Interin janë duke vazhduar, por sipas raportimeve në Itali, Nerazzurrët kanë pesë ditë kohë për të finalizuar marrëveshjen.

Reprezentuesi belg po shtyn të kthehet në Stadio Giuseppe Meazza dhe nuk do të rifillojë stërvitjet me Chelsean sot (e mërkurë), 12 korrik.


Të gjitha gazetat sportive italiane konfirmojnë se Lukaku nuk do të paraqitet në Cobham deri të hënën kur Blutë do të nisen për turneun parasezonal në SHBA.

Mediumet Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport shtojnë se Chelsea i ka dhënë pesë ditë kohë Interit për të finalizuar marrëveshjen.

Sipas mediumit tjetër CorSport, e njëjta gjë vlen edhe për klubet e tjera të interesuara, përfshirë Juventusin , i cili do të kërkojë një sulmues të ri nëse largohet Dusan Vlahovic.

Kjo do të thotë se Lukaku mund t’i bashkohet Chelseat për turneun parasezonal në SHBA javën e ardhshme ose të qëndrojë në Cobham për t’u stërvitur.

Lukaku luan rol vendimtar në transferimin te Interi
Lexo po ashtu Lukaku luan rol vendimtar në transferimin te Interi

Sulmuesi belg u kthye te Interi në formë huazimi verën e kaluar dhe shënoi 14 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas Gazzetta dello Sport, Chelsea e ka ulur çmimin e kërkuar në 40 milionë euro, por Interi nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 30 milionë euro plus bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori