LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Galatasaray afër marrëveshjes me Bakayokon

Chelsea dhe Galatasaray afër marrëveshjes me Bakayokon

Chelsea është e gatshme që sërish ta largojë Tiemoue Bakakyokon në formë huazimi, derisa Galatasaray i ka hapur bisedimet për mesfushorin.

Francezi u rikthye në Stamford Bridge në këtë verë, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar te Milani, por pa arritur të lë gjurmë.


Pasi Rossonerët nuk dëshiruan ta ushtronin të drejtën e tyre për ta blerë ish-anëtarin e Monacos për 35 milionë euro, ai u rikthye te skuadra londineze.

Tiemoue Bakayoko (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, mësohet se 24-vjeçari nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë te The Blues, pasi Galatasaray e dëshiron transferimin e tij.

Chelsea projekton shitjen e Bakayokos dhe Drinkwaterit
Lexo po ashtu Chelsea projekton shitjen e Bakayokos dhe Drinkwaterit

Frank Lampard i ka bërë me dije Bakayokos se nuk është në planet e tij për sezonin e ri, andaj me shumë gjasë do të dërgohet në huazim te skuadra turke.

Chelsea thuhet se i kërkon pesë milionë euro nga huazimi i mesfushorit francez nga Galata, derisa tani kanë mbetur vetëm kushtet e pagës me lojtarin. /Telegrafi/