ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Grupi i njohur Cha Cha Darabuka dhe DJ Ce1 janë tashmë ndër më të preferuarit e publikut në clubet e ndryshme të muzikës.

Së fundmi, ata kanë performuar në hapjen e sezonit të ri veror në "Vox Night Club", në Vushtrri.


z3

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale vërehet se atmosfera ka qenë mjaft e zjarrtë.

Ata kanë ekzekutuar para publikut këngë të ndryshme dhe hitet më të fundit.

z2

Në anën tjetër të pranishmit, duket se janë argëtuar në masë të madhe teksa kanë kënduar e kërcyer pa pushim.

Numri i personave të pranishëm në këtë mbrëmje muzikore ka qenë vërtet i madh. /Telegrafi/