LAJMI I FUNDIT:

Ceballos vjen te Reali, Kovacic largohet?

Ceballos vjen te Reali, Kovacic largohet?

Sipas medieve në Spanjë dhe Angli, Reali ka ndarë mendjen: do të nënshkruajë me talentin spanjolle, Dani Ceballos, ndërsa pritet të largohet kroati Mateo Kovacic, për të cilin interesim serioz ka shfaqur Tottenham Hotspur.

Gazetat Marca dhe AS janë ndër ato botime që pretendojnë se Ceballos ka rënë dakord për një kontratë gjashtë-vjeçare me Madridin dhe se ai do të nënshtrohet testeve mjekësore të hënën.


Juve ofron 20 milionë për yllin e ri spanjoll, por ai preferon Realin
Lexo po ashtu Juve ofron 20 milionë për yllin e ri spanjoll, por ai preferon Realin

Për më tepër, ylli i talentuar i Real Betisit do t’i kushtonte 18 milionë euro Los Blancos dhe do të bashkohej me shokët e tij të ri në SHBA, në turneu para-sezonal më 21 korrik.

Ai gjithashtu do të bëhet mesfushori i shtatë qendror në ekipin e Mbretërve, megjithatë, kjo do të thotë që njëri ka gjasa të largohet.

“Kam tre oferta nga klubet e LK, por dua të qëndroj te Milani”
Lexo po ashtu “Kam tre oferta nga klubet e LK, por dua të qëndroj te Milani”

Sipas Daily Star, ai që pritet të largohet mund të jetë Kovacic, i cili është subjekt i një oferte prej 28 milionë euro nga Tottenhami.

Kovacic bëri hapa të gjatë në sezonin e kaluar, duke bërë 39 paraqitje në të gjitha garat dhe duke treguar shkathtësinë e tij si zëvendësim për Casemiron në mesfushën mbrojtëse ose Luka Modricin në rolin e ‘playmakerit’.

Ndërkohë, Spursat thuhet se janë në kërkim të një lojtari kreativ, me Mousa Dembele që do t’i mbush 30 vjet të shtunën e ardhshme dhe kjo i bën anglezët që të mendojnë kroatin si zëvendësimin adekuat të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori