Hip hop superylli, Capital T, ka publikuar pamje nga atmosfera e krijuar në Londër muaj më parë.

Kapo ka qëndruar në Evropë jo shumë kohë më parë me 2po2, ku kanë zhvilluar një seri koncertesh.


capital t 1 e1494339448624

Në Londër ata performuan po ashtu ndër pak artistë që bëjnë këtë.

Dhe, ata stërmbushën vendin ku performuan në kryeqytetin britanik, ku mblodhën shumë adhurues shqiptarë.

capital t 1

“Kështu e kemi ndezur Londrën muajin e fundit”, u shpreh Kapo në videon e postuar nga atmosfera.

Kujtojmë se Capital T është prej artistëve më të angazhuar.

Ai pati një verë shumë të suksesshme me hitet “Hatixhe” dhe “Pse po ma lun lojën”.

/Telegrafi/