LAJMI I FUNDIT:

Cana viziton Galatasarayn, krenohet me themeluesin Ali Sami Frashëri

Cana viziton Galatasarayn, krenohet me themeluesin Ali Sami Frashëri

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka qenë në vizitë në Stamboll.

Loriku ishte pjesë e gjigantit turk Galatasaray në stinorin 2010-2011 para se të kalonte te Lazio.


Gjakovari luajti 24 ndeshje për gjigantin turk ku arriti të shënonte edhe një gol në kampionat.

E pas vizitës në Stambol, Cana ka shkuar për të parë nga afër edhe ish-klubin e tij Galatasaray.

Pasi është takuar me ish-shokët e skuadrës, Loriku ka vizituar edhe muzeun e klubit.

Themeluesi i gjigantit turk është djali i ish-shkrimtarit të famshëm shqiptar Sami Frashëri, Ali.

Cana ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku me krenari tregon këtë gjë.

“Në muzeun e Galatasarayt, themelues i të cilit është Ali Sami Frashëri”, ka shkruar Cana. /Telegrafi/