LAJMI I FUNDIT:

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet Barcelona-PSG dhe RB Leipzig-Liverpool në Ligën e Kampionëve

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet Barcelona-PSG dhe RB Leipzig-Liverpool në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers, do të drejtojë takimin e Ligës së Kampionëve të Barcelonës me Paris Saint-Germain të martën në mbrëmje në Camp Nou, ndërsa Slavko Vincic do të gjykojë lojën e RB Leipzig me Liverpoolin.

Kuipers do të shoqërohet nga bashkatdhetarët e tij Sander van Roekel dhe Erëin Zeinstra si ndihmësit e tij, ndërsa Serdar Gozubuyuk do të jetë zyrtari i katërt.

Pol van Boekel dhe Dennis Higler do të jenë në dhomën e VAR-it.

Neymar humb ndeshjen e parë kundër Barcelonës, mund të mungojë edhe në të dytën
Lexo po ashtu Neymar humb ndeshjen e parë kundër Barcelonës, mund të mungojë edhe në të dytën

Holandezi Kuipers më parë drejtoi barazimin 1-1 të Barcelonës dhe PSG në ndeshjen e dytë çerekfinale më 2012/13, e cila ishte e mjaftueshme për të parë katalunasit të kalojnë tutje pas një barazimi 2-2 në ndeshjen e parë.

Vizita e tij e fundit në Camp Nou erdhi ndërsa Barcelona mundi Liverpoolin me rezultat 3-0 në sezonin 2018/19, para asaj humbje famëkeqe 4-0 në Anfield.

Kuipers gjithashtu gjykoi barazimin pa gola të Barcelonës me Juventusin në sezonin 2016/17, një fitore 3-1 ndaj AC Milan në sezonin 2011/12 dhe një fitore 2-0 kundër Dinamo Kiev në sezonin 2009/10.

Në udhëtim, ai mori drejtimin e ndeshjes në fitoren 2-1 të Barcelonës në Inter në sezonin 2019/20, një barazim 1-1 ndaj Romës në sezonin 2015/16, si dhe një humbje 2-1 kundër Celtic në sezonin 2012/13 dhe një barazim në Shtutgart në sezonin 2009/10.

Për PSG-në, ai ka gjykuar barazimin e tyre me Napolin në sezonin 2018/19 dhe me Chelsea në sezonin 2014/15, si dhe një fitore të rehatshme 4-1 ndaj Dinamo Kiev në sezonin 2012/13.

Nuk do të ketë rezultat zyrtar, vendoset se ku do të zhvillohet ndeshja RB Leipzig - Liverpool
Lexo po ashtu Nuk do të ketë rezultat zyrtar, vendoset se ku do të zhvillohet ndeshja RB Leipzig - Liverpool

Gjithashtu të martën, Slavko Vincic do të gjykojë lojën e RB Leipzig me Liverpoolin.

Ndihmësit e tij do të jenë Toma Klancnik dhe Andrea Kovacic, me Matej Jug si zyrtari i katërt.

Massimiliano Irrati dhe Jure Praprotnik do të jenë në dhomën e VAR-it. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori