LAJMI I FUNDIT:

Brooklyn Nets marrin fitore të madhe në udhëtim te kampioni

Brooklyn Nets marrin fitore të madhe në udhëtim te kampioni

Janë zhvilluar gjashtë ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Ndeshja kryesore është zhvilluar në Fiserv Forum, ku kampioni në fuqi i NBA-së ishte nikoqir i skuadrës Brooklyn Nets.


Ka qenë një ndeshje fantastike, ku në fund mysafirët nga Brooklyni kanë marrë fitore me tri pikë diferencë 123:126.

Kyrie Irving ishte fantastik në këtë takim dhe më meritori për fitoren e Nets.

Fundori amerikan e mbylli ndeshjen me 38 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Seth Curry që shtoi 19 pikë, si dhe qendra Andre Drummond me 17 pikë, 12 kërcime e pesë asistime.

Bobby Portis me 30 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me 29 të tjera ishin më efikasit te vendasit, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/