LAJMI I FUNDIT:

Brigitte Macron portretizon veten në një serial televiziv

Brigitte Macron portretizon veten në një serial televiziv
Brigitte Macron (Foto: Twitter/France 2)

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, do të jetë mysafire në një episod të mini-serialit televiziv, “Vestiaires”, që do të transmetohet këtë fundjavë në një televizion francez.

Gruaja e presidentit Emmanuel Macron do ta portretizojë veten në serialin që flet për notarët e një klubi në Marseille.


“E morëm vesh se i pëlqen seriali, prandaj e ftuam që të luajë me në”, ka thënë autori i serialit, Adda Abdelli, i cili është njëherësh edhe aktor në serial.

Lajmet për Brigitte Macron
Lexo po ashtu Lajmet për Brigitte Macron

Në episodin që do të luajë, Brigitte do të hyjë në zhveshtore, ku do të bisedojë me notarët.

Ajo në serial do të bartë një komplet të kaltër elegant, të cilin e kishte veshur në inaugurimin e burrit të saj në vitin 2017.

“Kam shumë emocione”, ka thënë Brigitte duke qeshur kur i ka komentuar xhirimet e serialit.

Zonja e Parë e Francës mori vëmendje mediatike që nga momenti i kandidaturës së bashkëshortit të saj për president në vitin 2017. /Telegrafi/