eksperti-banner

Kombëtarja e Brazilit ka vazhduar serinë pozitive në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Brazilianët kanë marrë fitoren e shtatë në po aq ndeshje në grupin ku ndodhen.


Kili ishte ‘viktima’ e radhës e brazilianëve të cilët triumfuan me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim për brazilianët e shënoi mesfushori i Flamengos, Everton Riberio në minutën e 64-të.

42e68b080f860bd6c2f8f70cae0db5dd XL

Ndërkohë fitore pas dy barazimeve ka arritur edhe Argjentina, që ka mposhtur 1-3 Venezuelën.

Lautaro Martinez hapi serinë e golave në minutën e fundit të pjesës së parë kur realizoi pas asistimit nga Lo Celso.

Argjentina e siguroi fitoren për tre minuta në pjesën e dytë, kur fillimisht për 0-2 shënoi Joaquin Correa në minutën e 71-të dhe në të 74-tën Angel Correa shënoi për 0-3.

1630654813 timnas argentina pd 2022

Krejt çfarë bën vendasit ishte goli i nderit nga Soteldo në minutën e 94-të.

Brazili vazhdon të kryesojë këtë grup me 21 pikë pas shtatë ndeshjeve, derisa Argjentina ndodhet e dyta me 15 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app