LAJMI I FUNDIT:

Bora Zemani del në mbrojtje te Efit: I përmendet eksperienca në ‘Përputhen’ si e vetmja armë për ta sulmuar

Bora Zemani del në mbrojtje te Efit: I përmendet eksperienca në ‘Përputhen’ si e vetmja armë për ta sulmuar

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Albania ka krijuar të tjera situata interesante dhe debate të forta mes konkurrentëve.

Por, një deklaratë e këngëtarit Luiz Ejlli mori reagime të shumta si nga banorët ashtu edhe jashtë studios nga opinionistët dhe vet moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.


Luizi gjatë debatit me Efi Dhedhes ka deklaruar se nuk ka respekt për vajzat që bëhen të njohura nga formatet televizive si “Përputhen”.

Foto: Instagram

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime edhe nga moderatorja e emisionit “Përputhen”, Bora Zemani, e cila bëri një postim në llogarinë  e saj në Instagram.

Zemani doli në mbrojtje të Efit duke thënë se i vjen keq që në Shqipëri diskutohet me dy standarde.

"Nuk do doja ta shihja motrën time në një format si ky", debat i ashpër mes Luizit dhe Efit - përfshihet edhe vet Arbana
Lexo po ashtu "Nuk do doja ta shihja motrën time në një format si ky", debat i ashpër mes Luizit dhe Efit - përfshihet edhe vet Arbana

Sipas saj Efit i përmendet eksperienca e saj në “Përputhen” si ‘arma’ e vetme për ta sulmuar, por nga ana tjetër Kristi që vjen nga një format i ngjashëm nuk e sulmojnë asnjëherë në këtë pikë.

“Nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother”, ka thënë mes tjerash moderatorja.

Më poshtë postimi i plotë i Bora Zemanit:

Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me problem të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si turp eksperienca e saj në Përputhen, si e vetmja ‘armë’ për ta sulmuar kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prap nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedh mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Përputhen janë të vështira si për konkurrentet edhe për ata që e prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situate (të krijuara nga vetë konkurrentet) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit por sesi i menaxhojnë këto situate konkurrentet, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lënë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Përputhen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Përputhen, në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon fort të vërtetën, gjithmonë!

Foto: Bora Zemani/Instagram

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori