LAJMI I FUNDIT:

BOOM eSports ka eliminuar kampionin e vitit të kaluar Team Spirit nga turneu më i madh në Dota 2 – The International

BOOM eSports ka eliminuar kampionin e vitit të kaluar Team Spirit nga turneu më i madh në Dota 2 – The International

Skuadra e cila doli fituese në turneun më të madh të video-lojës Dota 2 vitin e kaluar, Team Spirit është eliminuar nga gara e turneut të sivjetmë, TI11.

Spirit vitin e kaluar fitoi çmimin më të madh të The International ndonjëherë, gjithsej 18.2 milion dollarë, pasi mposhti ekipin PSG.LGD në finalen e madhe.


Ekipi BOOM eSports ka arritur që të eliminoi kampionin në fuqi Team Spirit nga turneu The International 11, pasi i mposhtën me rezultat 1-0 në raundin e parë të ‘Lower Bracket’.

Spirit ka përfunduar garën në vendin e 13-16, ndërsa BOOM eSports do të takohet me ekipin PSG.LGD në një përballje në formatin ‘Bo3’, në raundin e dytë të ‘Lower Bracket’.

Gjithsej edhe 12 ekipe kanë mbetur në garë në turneun The International 11, ku po garojnë për një grup çmimesh rreth 17 milion dollarë.

Ndeshjet e turneut The International të Dota 2 mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të PGL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori