LAJMI I FUNDIT:

Bonucci lëndohet me Italinë, i mungon tri javë Juventusit

Bonucci lëndohet me Italinë, i mungon tri javë Juventusit

Leonardo Bonucci do të qëndrojë jashtë fushe për 20 ditë për shkak të një dëmtimi të marrë gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare me Italinë.

Mbrojtësi i Zonjës së Vjetër njoftoi të shtunën se nuk do të luajë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Polonisë dhe Bosnje-Hercegovinës për shkak të një dëmtimi.


“Unë doja të isha këtu me çdo kusht, por fatkeqësisht nuk do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Bonucci për RAI Sport.

Lista me top dhjetë mbrojtësit qendror më të mirë aktual në botë
Lexo po ashtu Lista me top dhjetë mbrojtësit qendror më të mirë aktual në botë

“Provova gjithçka, u përpoqa të shtrëngoj dhëmbët gjatë 20 ditëve të fundit, pasi edhe kundër Lazios kisha pak dhimbje dhe shpresoja se do të zhdukej, por ajo vazhdonte të shtohej”.

“Kërkova shumë nga trupi im”, përfundoi mbrojtësi italian i Juventusit.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Bonucci do të qëndrojë anash për 20 ditë.

Lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në J Medical në ditët në vijim.

Formacioni me lojtarët me pagën më të lartë në secilën pozitë në Serie A
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët me pagën më të lartë në secilën pozitë në Serie A

Nëse koha e rikuperimit do të konfirmohet, Bonucci mund të kthehet në aksion më 5 dhjetor kundër Torinos, ndërsa do të humb ndeshjet kundër Cagliarit, Beneventos, Ferencvarosit dhe Dinamo Kievit.

Giorgio Chiellini gjithashtu do të humbasë një muaj shkaku i një dëmtimi dhe Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral do të jenë mbrojtësit e vetëm të qendrës në dispozicion për Andrea Pirlo pas pushimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori