Boehly ka gati listën për largime në verë – së paku gjashtë lojtarë i thonë lamtumirë Stamford Bridges

Todd Boehly dëshiron të lirojë një listë të gjatë pagash këtë verë, ndërsa ai kërkon të shesë një grup lojtarësh të Chelseat.
Politika e klubit për të ulur disa nga pagat më të larta në futboll do ta bëjë të vështirë bindjen e disa prej yjeve për të vazhduar më tej në klub.
Anësori amerikan, Christian Pulisic, pritet të largohet në fund të këtij sezoni, kur do t’i kenë mbetur edhe 12 muaj në marrëveshjen e tij prej 180,000 eurosh në javë.
Nuk ka gjasa që ndonjë klub i interesuar të arrijë pagën e tij prej tetë milionë eurosh në vit.
Kjo do t’i bëjë presion kryetarit të Bluve, Boehly, që të paguajë Pulisic për t’u larguar ose për të marrë një tarifë më të ulët transferimi.
E njëjta situatë është edhe me disa lojtarë të tjerë. Callum Hudson-Odoi, i huazuar te Bayer Leverkusen, ka një vit të mbetur në kontratën e tij dhe fiton rreth 200,000 euro në javë. Ruben Loftus-Cheek, me 180,000 euro në javë, do të hyjë gjithashtu në vitin e fundit të marrëveshjes së tij.
Marokeni Hakim Ziyech është nën kontratë deri në vitin 2025, por ka tepricë ndaj kërkesave, ashtu si edhe paga e tij prej 140,000 eurosh në javë.
Portieri Kepa Arrizabalaga është një tjetër lojtar që pritet të largohet këtë verë dhe merr pak më pak se 200,000 euro në javë.
Ai ka dy vjet të mbetura në marrëveshjen e tij dhe i kushtoi Chelseat një tarifë rekorde botëror për një portier në 81 milionë euro.
Fituesi më i madh është sulmuesi Romelu Lukaku – i huazuar te Interi – me dy vjet të mbetura nga një marrëveshje 355,000 euro në javë.
Këto gjashtë kontrata të lojtarëve të padëshiruar shtojnë një pagë marramendëse prej 60 milionë euro në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Haaland zgjedh kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur këtë sezon

“Më telefonuan në orën 1 e gjysmë të mëngjesit”, historia interesante e transferimit të Xabi Alonson nga Real Madridi te Bayerni

Zyrtare: Fran Garcia, nënshkrimi i parë i verës i Real Madridit

Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ilkay Gundogan 'pajtohet me një marrëveshje trevjeçare' për t'u larguar nga Man City

Nga ndeshjet e qershorit deri tek mos ftesa e disa lojtarëve dhe sukseset e yjeve të Kosovës – Giresse zbulon të gjitha në konferencë

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë