LAJMI I FUNDIT:

Blogerja e njohur Gerta Shino rrëfen me lot në sy momentet e vështira të abortit: Isha shtatzënë, e humba beben

Blogerja e njohur Gerta Shino rrëfen me lot në sy momentet e vështira të abortit: Isha shtatzënë, e humba beben

Gerta Shino njihet si një prej blogereve të para dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Fama e saj nisi me paraqitjen në spektaklin “Big Brother”, teksa më pas vijoi të publikotne video të ndryshme në internet, të cilat i dhanë edhe më shumë njohje.


Ajo jeton prej vitesh në Norvegji me partnerin e saj, Florentin, me të cilin është martuar vitn e kaluar në Sarandë.

Foto: Gerta Shino/Instagram

Në një nga video-vloget e saj të fundit të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka treguar ngjarjen e hidhur se si e humbi fëmijën e saj në bark pak kohë më parë

“Unë isha shtatzënë por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë as asnjë tjetër. Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha 11 shumë pak kohë që e kisha marrë vesh. E kam marr vesh që isha shtatzënë me datë 14 shkurt. Bera testin dhe doli pozitiv. Une dhe Florenti e ndjenim qe nuk do ta kishim beben. Une isha 5 javeshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur por e cuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq“, ka thënë Gerta.

“U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersitja. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thoja do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilac, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës time. Nuk merrja dot fryme, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, cohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se ca kisha. Ju thashë më coni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja. Doja të sigurohesha që ishte mirë”, ka vazhduar më tej rrëfimin blogerja e njohur.

Foto: Gerta Shino/Instagram

“Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë te ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do e merrte kurrë ushqimin“, ka vazhduar rrëfimin ajo.

“Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin. Operacioni zgjati një orë. Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, rrëfeu ajo e prekur dhe mes lotësh”, ka thënë blogerja Shino, teksa nuk i ka mbajtur lotët gjatë rrëfimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori