eksperti ad

Këngëtari Blero Muharremi është shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai ndan çdo ditë me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, shpesh edhe duke ekspozuar personat nga familja.


Së fundmi, këngëtari vendosi të publikojë një fotografi me babanë e tij në InstaStory, e rastin e ditëlindjes së tij.

Në mbishkrimin e fotografisë, Blero i bën një dedikim emocionues të atit, duke e quajtur hero.

"Heroi im, babi. Urime ditëlindja. Të dua babi", janë fjalët e këngëtarit drejtuar të atit.

bleroooo

Blero përndryshe ka qenë mjaft aktiv këtë verë me koncerte dhe prurje të reja muzikore.

Në muajt në vazhdim, ai pritet të sjellë për fansat këngën e tij më të re. /Telegrafi/