Blerina me koleksinonin për fëmijë “Haute Couture Dress”

Koleksioni do të jetë do të jetë pjesë e linjës ‘EVA’ të veshjeve për fëmijë dhe është paralajmëruar nga Blerina përmes një videoje promovuese.
Ndërkohë modelja e cila reklamon linjën është një foshnjë Shqiptaro – Amerikane pesë muajshe nga Houston, Tekstat (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Vogëlushja quhet Ema Tafilaj dhe ka realizuar një set fotografish nga kompani prestigjioze Amerikane, me koncept dhe ide të dizajneres, Blerina Kllokoqi Rugova.
Ema mban te veshur fustane të linjës “Haute couture” që dominohen me ngjyra të pastërta: e bardhë dhe e kuqe. Materialet e përdorura janë mëndafsh i pastër dhe kristale e perla.
Linja është frymëzim i radhës i dizejnatores Kllokoqi, e cila kalon ditët më të bukura të jetës familjare duke mbajtur në krahët e saj trashëgimtarin e familjes Rugova, Arianin. /Telegrafi/

































































