LAJMI I FUNDIT:

Blend Baftiu drejt transferimit në Turqi, pas Fenerbahces në garë futet edhe një skuadër nga Superliga

Blend Baftiu drejt transferimit në Turqi, pas Fenerbahces në garë futet edhe një skuadër nga Superliga

E ardhmja e mesfushorit Blend Baftiu duket larg kampionatit kosovar.

Shënuesi më i mirë në edicionin e fundit në Ipko Superligë, Blend Baftiu ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura evropiane.


Lask Linz, Austria Vjena, Sturm Graz dhe Rapid Vjena ishin skuadrat më të interesuara për Baftiun.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti turk Fenerbahce që po interesohet për transferimin e tij.

E gjatë ditës së sotme, gazetari turk i TRT Spor, Yagiz Sabuncuougli ka njoftuar se në garë për Baftiun është futur edhe një skuadër turke.

Fjala është për Alanyaspor, skuadër që e ka përfunduar në vendin e pestë edicionin e fundit në Superligë.

Kjo skuadër ka shfaqur interesim për Baftiun dhe besohet se është në negociata me agjentin e lojtarit Haris Fakic e Shkumbin Qorrmehmeti.

Gjatë ditëve të ardhshme, Baftiu pritet të vendos për të ardhmen e tij e cila duket larg kampionatit kosovar.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje në elitën e futbollit kosovar ku ka shënuar 18 gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori