LAJMI I FUNDIT:

Blanchett pohon se kritikat e ashpra e kanë bërë aktore më të mirë

Blanchett pohon se kritikat e ashpra e kanë bërë aktore më të mirë
(Foto: Useless Taily)

Cate Blanchett është e bindur se kritikat e ashpra në karrierën e saj të hershme të aktrimit e bënë atë një aktore më të mirë.

Fituesja e dyfishtë e Oskarit, ka thënë se disa nga situatat në të cilat u gjend në xhirime kur ajo filloi të luante ishin aq të ashpra sa që tani do të ishin çështje për burimet njerëzore, por ajo është rritur të respektojë ndershmërinë e shkëmbimeve brutale – transmeton KP.


“Njerëzit shpesh flasin për të majtën dhe të djathtën, lart e poshtë, të drejtën dhe të gabuarën, të mirën dhe të keqen. Unë nuk mendoj në ato terma. Arti ekziston në zonën gri. Më kanë folur në mënyra që tani ndoshta mund të shkoja te HR dhe të ankohesha, por ato biseda që u bënë me mua në fillim të karrierës sime më bënë një aktore më të mirë. Është e rëndësishme që të flasim sinqerisht me njëri-tjetrin”, është shprehur 53-vjeçarja për numrin e ri të revistës Harper’s Bazaar.

(Foto: Stylectory)

Cate ka theksuar gjithashtu se është e habitur nga obsesioni modern i njerëzve që duan të shprehin “të vërtetën” e tyre. Ajo tha se ishte jetike për të kuptuar ndryshimin midis “perspektivës” së dikujt dhe “të vërtetës” pasi ajo e sheh konceptin e fundit të pakuptimtë.

“Ka një ushtrim që bëni në shkollën e dramës, ku shkruani gjithçka që një personazh thotë për veten e tij, dhe më pas shkruani atë që çdo personazh tjetër thotë për ta. Diku mes atyre gjërave shpesh kundërthënëse, kontradiktore qëndron një version i së vërtetës. Një nga frazat që thjesht nuk mund ta them është ‘E vërteta ime’. Dua të them, e vërteta është e vërteta, apo jo?”.

“Nëse marr një skenar dhe mund ta imagjinoj veten (duke aktruar) në të, duhet ta lë poshtë dhe ta lë dikë tjetër ta bëjë. Sepse mendoj se procesi i krijimit dhe, në fund të fundit, përvoja e shikimit të tij do të jetë e hollë. Është shumë më emocionuese të jesh jashtë zonës tënde të rehatisë”, ka deklaruar aktorja për procesin e saj të aktrimit.

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori