Blake Lively pëson tjetër goditje ligjore në përballjen me Justin Baldoni

Blake Lively ka pësuar një tjetër goditje ligjore në betejën e saj me Justin Baldoni, vetëm pak ditë pasi dyshja arritën një marrëveshje për çështjen e tyre të bujshme.
Sipas raportimeve, një gjykatës ka refuzuar kërkesën e aktores për të paraqitur dokumente dhe prova shtesë lidhur me kërkesën që Baldoni të mbulojë shpenzimet e saj ligjore dhe dëmshpërblimet që ajo pretendon se i takojnë.
Lively vazhdon të kërkojë që Baldoni të paguajë kostot ligjore pas padisë së tij të dështuar për shpifje me vlerë 400 milionë dollarë (rreth 350 milionë euro), të cilën ajo e konsideron si hakmarrje ndaj akuzave të saj për ngacmim seksual, shkruan DailyMail.

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i Baldonit ka kundërshtuar kërkesat e aktores, duke i cilësuar si të tepruara dhe duke argumentuar se ai kishte të drejtë të mbronte veten në gjykatë.
Çështja mes dy yjeve të filmit It Ends With Us ka qenë një nga përballjet më të komentuara në Hollywood gjatë muajve të fundit, ndërsa raportimet thonë se të dyja palët kanë shpenzuar miliona dollarë në procese gjyqësore dhe kundërpadi. /Telegrafi/
































































