LAJMI I FUNDIT:

Biznesi i transferimeve të Barcelonës deri më tani këtë verë: 3.4 milionë euro të shpenzuara, 72 milionë euro të fituara

Biznesi i transferimeve të Barcelonës deri më tani këtë verë: 3.4 milionë euro të shpenzuara, 72 milionë euro të fituara

Barcelona po kalon një tjetër afat kalimtar veror të ngarkuar, ku ka largime, por edhe afrime të rëndësishme.

Por klubi po punon edhe për shumë marrëveshje dhe afati kalimtar në ditët në vijim do të jetë i nxehtë për katalanasit.


Ata vazhdojnë të lirohen nga pagat e mëdha dhe të shesin lojtarë për shumë të kënaqshme, ndërsa po ofrojnë yje në skuadër si lojtar të lirë.

Deri më tani 3.4 milionë euro të shpenzuara

Klubi ka ofruar deri më tani tre lojtar si Inigo Martinez, Ilkay Gündogan dhe Oriol Romeu. Mbrojtësi i njohur spanjoll dhe mesfushori me emër, erdhën si lojtarë të lirë në “Camp Nou”.

Klubi ka paguar vetëm për Romeun. 31-vjeçari spanjoll u bashkua nga Girona për 3.4 milionë euro. Madje ka informacione që lojtari ka hequr dorë nga një pjesë e pagës për të ndihmuar kalimin e tij te klubi ku është rritur.

72 milionë euro të fituara nga shitjet, shumë që mund të rritet ndjeshëm

Klubi deri më tani ka shitur emra si Antoine Griezmann, Franck Kessie, Nico Gonzalez dhe Trincaon, duke fituar mbi 70 milionë euro, shumë që mund të rritet.

Sulmuesi francez u largua nga Barcelona përfundimisht dhe Atletico Madrid duhet të paguajë 20 milionë euro, si pjesë e marrëveshjes që e kishin bërë para një viti, kur kishte kaluar si huazim.

Xavi do të zgjedhë të mos regjistrojë dy lojtarë për ndeshjen e parë të sezonit në La Liga
Lexo po ashtu Xavi do të zgjedhë të mos regjistrojë dy lojtarë për ndeshjen e parë të sezonit në La Liga

Në këtë javë u shit edhe Franck Kessie, që kaloi te Al Ahli për 12.5 milionë euro. Mesfushori kishte ardhur falas dhe shitja e tij përbën një fitim të rëndësishëm për klubin.

Barcelona po ashtu shiti në Portugali dyshen Nico Gonzalez dhe Trincao. Për mesfushorin spanjoll, balugranat morën nga Porto plot 8.4 milionë euro, ndërsa për sulmuesin anësor portugez u paguan 7 milionë euro.

Në këto ditë mund të ndodh që të largohet edhe Ousmane Dembele te PSG, ku klauzola e tij e largimit është 25 milionë euro. Nëse ndodh kjo fitimet nga shitjet do të shkojnë në afërisht 100 milionë euro.

Po ashtu klubi është liruar nga emra si Sergio Busquets, Jordi Alba, Samuel Umtiti dhe Alex Collado, me dyshen spanjolle që kishin paga të mëdha.

Ndërsa Julian Araujo, Pablo Torre dhe Chadi Riad u larguan në huazim për një sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori