LAJMI I FUNDIT:

Benzema vitin e kaluar ishte pran rikthimit te Lyoni

Benzema vitin e kaluar ishte pran rikthimit te Lyoni

Jean-Michel Aulas konfirmoi se skuadra e Ligue 1 ka qenë pranë rikthimit të ish-sulmuesit të tyre, por paga e lartë e ndaloi lëvizjen.

Karim Benzema u largua nga klubi i tij i lindjes Olympique Lyonnais në vitin 2009 në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh që e dërgoi në Santiago Bernabeu, ku deri më sot ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve, dy La Liga dhe dy Copas del Rey.


Por verën e kaluar, lidhja e gjatë e Benzemas me kampionët evropianë mund të kishte përfunduar pasi Lyon nisi një përpjekje për t’u ribashkuar me ish-sulmuesin, i cili ka nëntë sezone që luan për Madridin.

Karim Benzema (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Natyrisht do të ishte e bukur, ta kishim përsëri”, tha presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas për “Tout Le Sport” dhe zbuloi se “Ne folëm verën e kaluar sepse mendonte të largohej prej mbretërve, por financiarisht nuk mund ta bënim punën. Ne u përpoqëm të gjejmë diçka me agjentin e tij, por kjo nuk ndodhi”.

Benzema vendosi të qëndronte në kryeqytetin spanjoll, ku së fundi ka dalë nga “hija” e Cristiano Ronaldos këtë sezon dhe ka shënuar 22 gola në të gjitha garat.

Karim Benzemas i ishte vjedhur shtëpia gjatë El Clasicos së Copa del Reyt
Lexo po ashtu Karim Benzemas i ishte vjedhur shtëpia gjatë El Clasicos së Copa del Reyt

Ndryshe, Madridi ushtroi opsionin e tyre të riblerjes së Mariano Diazit, duke e paguar Lyonin 23 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori