LAJMI I FUNDIT:

Benatia: Roma është për titull

Benatia: Roma është për titull

Mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia ka thënë se pret që edhe Roma të jetë pjesë e skuadrave që luftojnë për ‘Scudetto’.

Mbrojtësi qendror ka qenë pjesë e kësaj skuadre në vitet 2013-14, për të kaluar pastaj në Bayern Munich.


“Roma duket mirë. Roma është ekip e madhe për opinionin tim, pasi kanë kualitete dhe një trajner shumë të mirë. Mendoj që Roma do të luftojë deri në fund”.

“Sipas meje edhe Interi ka bërë një kampanjë interesante. Milan ka ofruar një trajner si Vincenzo Montella, që është i shkëlqyer”, ka thënë Benatia. /Telegrafi/