LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid për marrëdhënien mes motrës së saj dhe Leonardo DiCaprios: Gigi është shumë e mirë për të

Bella Hadid për marrëdhënien mes motrës së saj dhe Leonardo DiCaprios: Gigi është shumë e mirë për të

Gigi dhe Bella Hadid janë motrat që kanë më shumë tërheqje në botën e modelingut, por që kur u bë e ditur se Gigi ishte ndarë nga Zayn Malik dhe se Leonardo DiCaprio kishte lënë të dashurën e tij, sapo kishte mbushur 26 vjeç, ka pasur shumë thashetheme për një romancë rreth modeles dhe aktorit.

Tani Bella ka kërkuar të japë mendimin e saj për çiftin e ri të supozuar, ndonëse nuk u konfirmua asgjë nga vet protagonistët.

Kjo nuk është hera e parë që Bella del në mbrojtje të motrës së saj, pasi një gjë të tillë e kishte bërë tashmë kur u zbuluan problemet e Gigit me Malikun.


Gigi dhe Bella Hadid (Foto: Getty Images)

Burime pranë rrethit të miqve të DiCaprios pohuan se aktori ishte shumë i dashuruar me Gigi Hadid dhe se ai kishte ndarë, në më shumë se një rast, dëshirën e tij për t’u bërë baba me të.

Sipas revistës amerikane The Mirror dhe Heat, Bella Hadid mendon se motra e saj Gigi është “shumë e mirë për të dalë me Leon”.

Burimi më tej ka shpjeguar se Bella nuk do ta pranonte këtë lidhje.

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio (Foto: Backgrid)

“Bella është shumë e turpëruar nga kjo”, shpjegoi burimi, duke shtuar: “Ajo është e shqetësuar se Gigi do të përfundojë e lënduar”.

Nga ana tjetër, romanca e Gigit dhe Zayn mbaroi vitin e kaluar mes problemeve të këtij të fundit me nënën e modeles, Yolanda Hadid.

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio (Foto: Backgrid)

Ish-çifti kujtojmë që mirëpritën një vajzë në vitin 2020. /Telegrafi/

Zayn dhe Gigi (Foto: Getty Images)