LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid i futet aktrimit, do të jetë pjesë e sezonit të tretë të “Ramy”

Bella Hadid i futet aktrimit, do të jetë pjesë e sezonit të tretë të “Ramy”
Bella Hadid (Foto: Getty Images)

Bella Hadid ka njoftuar se do të bëjë debutimin si aktore në sezonin e tretë të komedisë së Hulu të nominuar për “Emmy”, “Ramy”.

“Ramy” është krijuar dhe prodhuar nga Ramy Youssef, i cili gjithashtu luan personazhin kryesor në shfaqje.


Roli i saktë i modeles në serialin e saj të parë televiziv nuk është zbuluar ende, megjithëse raportet fillestare tregojnë se do të jetë një rol interesant.

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Seriali fokusohet në një personazh që është një mysliman amerikan, që ka një ndikim të madh në një audiencë të gjerë me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare, meqë temat që nxjerr në pah janë ankthi i protagonistit për jetën e tij personale dhe profesionale.

E ndërtoi jashtë standardeve, shteti ia rrëzon rezidencën milionëshe babait të modeleve Bella dhe Gigi, Mohamed Hadidit
Lexo po ashtu E ndërtoi jashtë standardeve, shteti ia rrëzon rezidencën milionëshe babait të modeleve Bella dhe Gigi, Mohamed Hadidit

“Ramy” sjell një perspektivë të re në ekran ndërsa eksploron sfidat e asaj se si është të jesh i kapur mes një komuniteti fetar që beson se jeta është një provë morale dhe një brezi mijëvjeçar që dyshon madje se ekziston një jetë e përtejme.

Bella Hadid (Foto: Getty Images)

Në sezonin e tretë, familja e tij detyrohet të përballet me një jetë të përkushtuar ndaj shqetësimeve të kësaj bote – dhe në disa raste, gënjeshtrave – teksa “Ramy” e braktis plotësisht udhëtimin e tij shpirtëror.

Lëvizja e Hadid nga pista pason tranzicione të ngjashme të bëra nga supermodele të tjera të profilit të lartë, duke përfshirë kalimin e suksesshëm të Cara Delevigne në një sërë rolesh kryesore aktrimi në “Paper Towns” dhe “Suicide Squad”, si dhe performancën e parë të modeles Jung Ho-yeon në Netflix me “Squid Game”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori