LAJMI I FUNDIT:

Befason Liverpooli, i bashkohet garës për Fellainin

Befason Liverpooli, i bashkohet garës për Fellainin
Fellaini (Getty Images)

Liverpooli është klubi i fundit që ka shprehur interesim për mesfushorin në largim të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini.

Fellaini ka kaluar katër sezone te skuadra nga Old Trafford që nga transferimi i tij nga Evertoni.


Megjithatë, mesfushori belg ka dështuar të tregoj veten dhe nuk ka arritur asnjëherë të zë një vend titullari.

Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)
Lexo po ashtu Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)

Kontrata e tij skadon në verë të këtij viti dhe Fellaini është bërë një emër i nxehtë për afatin kalimtar veror.

Fellaini po luan sezonin e fundit te Unitedi (Getty Images)

Shumë skuadra nga kampionati italian, Serie A, por edhe nga ai turk janë lajmëruar për shërbimet e belgut.

Sipas mediumit francez L’Equipe, gjiganti anglez, Liverpooli, është bërë klubi i fundit që i bashkohet garës për Fellainin.

Fellaini kërkohet nga Monaco
Lexo po ashtu Fellaini kërkohet nga Monaco

Liverpooli rrezikon ta humb gjermanin Emre Can në verë me parametra zero dhe do të tentoj një zëvendësues të tij po ashtu me kosto zero.

Në garë për shërbimet e Fellainit janë edhe dy skuadrat e mëdha franceze, Paris Saint-Germain dhe Monaco, të cilët janë duke e monitoruar situatën e tij. /Telegrafi/