Ajo është gjithmonë e përfolur për linjat e saj atraktive të trupit.

Artistja Bebe Rexha mori vëmendjen me një pamje plot stil në të zeza, ndërsa bënte një shëtitje në Londër të enjten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane, 29 vjeçe, zgjodhi një triko të hollë, të kombinuar me pantallona lëkure, ndërsa po relaksohet këto dit gjatë udhëtimit të saj në Britaninë e Madhe.

Së bashku me pantallonat prej lëkure Bebe – emri i vërtetë Bleta – përfundoi pamjen e saj me një palë çizme.

Ylli shqiptar gjithashtu theksoi belin e saj të përkryer me një rrip të tejdukshëm.

Bebe Rexha pati një pamje elegante edhe në eventin “Isle of MTV” në Maltë, pak ditë më parë.

Artistja nuk heziton që të flasë gjithnjë hapur për problemet e saj me mbipeshën.

“Kam shtuar shumë peshë”, pohoi ajo në Twiiter disa kohë më parë, duke treguar se nuk e ka problem që të publikojë edhe fotografi me bikini për të treguar linjat e saj të vërteta.

Përndryshe, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Call you mine”, në bashkëpunim me The Chainsmokers, ndërsa edhe pak javë do të nisë turneun e saj muzikor me Jonatan Brothers. /Telegrafi/