LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha konfirmon publikimin e albumit të ri “Bebe” më 28 prill

Bebe Rexha konfirmon publikimin e albumit të ri “Bebe” më 28 prill
Foto: Bebe Rexha/Twitter

Kanë kaluar afro dy vite që nga albumi i saj më i fundit dhe njëherësh të dytin në karrierë, “Better Mistakes”.

Por tani, Bebe Rexha është gati për të sjellë për fansat albumin e saj të tretë në karrierë, i cili mban titullin thjesht “Bebe”.


Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, 33-vjeçarja zbuloi koopertinën e këtij albumi si dhe zbuloi se data e publikimit të tij është më 28 prill.

“Albumi im i tretë ‘Bebe’ do të jetë në shitje nga 28 prilli”, ka shkruar artistja shqiptare me renome botërore.

Bebe Rexha shkëlqen me kostum të verdhë në New York
Lexo po ashtu Bebe Rexha shkëlqen me kostum të verdhë në New York

Parashihet që ky album do të ketë përbrenda dy nga hitet e saj më të fundit, të cilat janë “I’m Good (Blue)” dhe “My Heart Wants What It Wants”.

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/WireImage)

Bebe Rexha përndryshe ka të edituara në treg dy albume shumë të suksesshme, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021.

Për këtë të fundit, ajo kishte folur gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në verën e vitit 2021, ku kishte shpalosur detaje të shumta nga ky album.

Bebe Rexha (Foto: MICHAEL TRAN/AFP via Getty Images)

Bebe Rexha ka pasur një varg suksesesh së fundmi, ku ndër to ishte edhe nominimi për një çmim në edicionin e sivjetmë të ceremonisë së rëndësishme të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy‘Awards’. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Phillip Faraone/Getty Images for Nickelodeon)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori