LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj flet për periudhën pas daljes nga Big Brother VIP: E kam përjetuar më shumë se banorët e tjerë, jam përballur me komente nga më të këqijat

Beatrix Ramosaj flet për periudhën pas daljes nga Big Brother VIP: E kam përjetuar më shumë se banorët e tjerë, jam përballur me komente nga më të këqijat
Foto: Screenshot/YouTube

Në lidhjen e drejtpërdrejtë me prezantuesen Luana Vjollca, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur edhe për periudhën e vështirë që kaloi pas daljes nga Big Brother VIP.

Ajo ka treguar për komentet negative e ofendimet që mori, ndonëse nuk ishte dijeni për asgjë pasi qëndroi për afro tre muaj brenda shtëpisë së famshme.


“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat”, u shpreh Trixa.

Referuar lidhjes me aktorin dhe prezantuesin Donald Veshaj, ajo shtoi: “Nuk e kuptoj gjithë atë lloj negativiteti ndaj një personi që nuk ka bërë asgjë gabim”.

E njëjta shtoi se do të ishte më mirë që të reagonte më herët, për të ndërgjegjësuar sado pak njerëzit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Luanën, Beatrix Ramosaj flet për bullizmin: Gjeta një terapiste, bëra disa seanca dhe më kanë ndihmuar shumë
Lexo po ashtu Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Luanën, Beatrix Ramosaj flet për bullizmin: Gjeta një terapiste, bëra disa seanca dhe më kanë ndihmuar shumë

“Ka njerëz që ndërgjegjësohen. Unë mendoj se e mira ka më shumë fuqi sesa e keqja. Nuk dua ta cilësoj e keqja, se mbase dhe ata që bullizojnë kanë kaluar një jetë të tmerrshme që kanë arritur në atë pikë. Besoj se e mira e bën ndryshimin kështu që shoh te vetja një pikë të fortë. Nuk e quaj gabim fare që vendosa të ndaj eksperiencën time dhe të ngrija zërin për diçka që është shumë e gabuar në këtë botë”.

Mes shumë gjërash, 27-vjeçarja thekson se bullizmi në një mënyrë nis që në shkollë fillore.

Krijuesja e hitit “Ma shumë se ti” tha se ka qenë e bullizuar që në shkollë fillore, meqë ishte pak e shëndoshë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori